Transmetuar më 10-02-2014, 14:55

Në ditët e sotme duket se prirjet homoseksuale po kthehen në normalitet, veçanërisht sa u takon personave të famshëm.

Michael Sam, futbollisti më i mirë i vitit në Universitetin e Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se është gay.

Deklarata e tij ngjalli jo pak reagime duke qenë se Michael konsiderohej si një nga sportistët më të dashur të futbollit amerikan.

“Nuk ka asgjë të pazakontë. Jam diplomuar, jam futbollist dhe jam gay”. Me këto fjalë Sam ka deklaruar prirjet e tij homoseksuale, gjatë një interviste për “New York Times”.

Mbrojtësi i fushës së gjelbërt është i pari futbollist që ka deklaruar prirjet e tij seksuale, ndërsa vijon të jetë ende aktiv në futboll./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit