Transmetuar më 10-02-2014, 14:14

Tiranë, 10 shkurt 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat deklaroi se më 20 shkurt do të ketë protestë kundër varfërisë.

Ai kujtoi se 20 shkurti përkon me 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, duke shtuar se kjo nuk do të jetë vetëm një ditë përkujtimore por edhe marshim kundër varfërisë.

Në vijim kryedemokrati ftoi në këtë marshim-protestë, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna, pensionistët, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

Ndër të tjera Basha tha se varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikohen shifrat e institucioneve zyrtare, në të cilat tregohet se kriza ekonomike është thelluar pas ardhjes së qeverisë së re./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit