Transmetuar më 10-02-2014, 13:45

Një gjirafë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila u ekzekutua me një plumb në kokë është kthyer në ushqim për luanët në kopshtin zoologjik të Copenaghen.

Tentativa e aktivistëve në mbrojtje të kafshëve për ta ndaluar ekzekutimin ishte e kotë.

Vendimi për ekzekutimin e gjirafës u mor me qëllim ruajtjen e specieve të shëndetshme brenda strukturës, domethënë që ajo mos të riprodhohej. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit