Transmetuar më 10-02-2014, 12:32

Real Madrid dhe FC Barcelona shkojnë me pozita të forta në ndeshjet për gjysëmfinalet kthim të Kupës së Mbretit këtë javë, respektivisht ndaj Atletico e Real Sociedad, çka parashikon një klasike mes tyre, në finalen që do të luhet në mesin e muajit prill.
As Reali e as Barcelona nuk pësuan gol ne fushën e tyre në ndeshjet e para gjysëmfinale (respektivisht 3-0 e 2-0), ndaj i kanë te gjitha mundësite për të diskutuar këtë trofe.
Kjo do të jetë finalja e parë Real-Barça për Kupën e Mbretit që nga 2011, kur doli fitues Real (1-0 pas shtesës).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





