Transmetuar më 10-02-2014, 12:09

Pavarësisht paragjykimeve që  i shoqërojnë prej shekujsh, studimet për ta janë të shpeshta. Një studim ka paralajmëruar se flokëkuqtë do të zhduken brenda vitit 2060.

E megjithatë, flokëkuqtë mbeten interesantë dhe joshës.

Sipas një sondazhi anglez. Princi Harry dhe aktorja Nicole Kidman janë personazhet më joshës e më të bukur të planetit. Janë pikërisht ata që duken më mirë me flokët e kuqe në kokë.

Sondazhi i British Heart Foundation u realizua duke intervistuar mbi 2 mijë britanikë.

Princi Harry është vlerësuar më shumë në krahasim me  Michael Fassbender; Damian Lewis dhe Benedict Cumberbatch, ndërsa Nicole ia ka kaluar kolegeve si Isla Fisher, Alyson Hannigan, dhe këngëtares Nicola Roberts e grupit Girls Aloud. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit