Transmetuar më 10-02-2014, 11:44

Marc Anthony dhe Chloe Green janë ndarë pas një viti lidhjeje. Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez është sërish beqar dhe këtë radhë faji është i axhendës së ngjeshur të çiftit.

Një burim tha për ‘Us Weekly’: “Janë ndarë për shkak të axhendave respektive, por nuk përjashtohet një ribashkim.”

Marc dhe Chloe fillimisht u ndanë në prill të vitit të kaluar për t’u bashkuar në qershor. Ata kaluan pushimet së bashku në St. Tropez të Francës. Kjo është ndarja e dytë e tyre.

Këngëtari 45-vjeçar është parë për herë të fundit në publik me 22-vjeçaren në 26 janar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit