Transmetuar më 10-02-2014, 10:38

Tiranë, 10 shkurt 2014, NOA.al-  Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marrë pjesë sot në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit.

Gjatë fjalës së tij kryeprokurori ka ngritur shqetësimin për situatën kriminale në vend, e cila sipas tij mbetet problematike. Ai tha se ka një rritje të shkallës së kriminalitetit në vend.

Për të problem shqetësues mbetet Gjykata e Apelit. Llalla tha se, ka raste që janë rrëzuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj ka vend për dyshime të prishjes së këtyre vendimeve.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga kryeprokurori gjatë analizës vjetore ishte edhe puna e dobët e Policisë Gjyqësore.

Llalla tha se, për këtë sektor ka shumë ankesa nga prokurorët, pasi oficerët e policisë gjyqësore nuk mbledhin provat në vendngjarje.

Kryeprokurori kërkoi që të evidentohen problematikat rast pas rasti. Gjithashtu ai tha se, ka një nivel të ulët të procedimeve penale të nisura. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit