Transmetuar më 10-02-2014, 08:29

Tiranë, 10 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hëne, 10 shkurt 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Zbulimi i vrasjeve. Tritol në shtëpinë e sekserëve të Sinanajt.

-Ndryshime në ligjin  e pronave. Qato: Harta e re e vlerës së tokës, për kompensimin financiarë.

-Pensionet zbardhet plani i qeverisë për formimin e skemës.

-Basha: Konsensus për reformat ose ju kthehemi qytetarëve.

-Takimi, serveri i tatimeve FBI i vjen ne ndihmë prokurorisë.

“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “Tritol Mëhillajve, sekserët e Sinanajt. Flet Kapo Gjokonoj, vëllai i të penduarit . Porositësve të vrasësve me pagesë ju vihet tritol në shtëpinë në Vlorë”.

-Basha: Vetëm me konsensus, edhe Ramizi e bënte kështu.

-Në 4 vite, 81 milion USA për të përndjekurit.

-Prefekti: Pastrimi do strategji nuk bëhet me ushtri.

Gazeta “MAPO”  ka si argument kryesor, “Sërish në Vlorë. Fillon hakmarrja, tritol

Shtëpisë së Andon Mëhillajt. Shpërthim eksplozivi afër mesnatës, në oborrin e

shtëpisë së Andon Mëhillajt, i kërkuar nga policia si ndërmjetës në vrasjet me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Eksplozivi shkakton vetëm dëme materiale. Familjarët ishin larguar dy javë më parë nga frika e ndonjë hakmarrjeje.

-Llogaritja e re e papunësisë, shifra nga 13 % shkon në 21 %.

-Basha: S’ka reformë territoriale pa konsensusin e opozitës.

-Vendet e rajonit dalin nga kriza, Shqipëria dhe Greqia në rënie.

-Aksidentet nuk ndalojnë më, tetë pasagjerë furgoni plagosen në Dibër.

-Buxheti për arsimin pas 2015, arsimi i lartë “racion luani”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Reforma territoriale, beteja për Tiranën. Basha sugjeron se mund të bojkotojnë zgjedhjet për pushtetin vendor të 2015.

-Opsionit i fundit për ndarjen e detit, arbitrazhi.

-Kuvendi mbyll dyert për “arsye etike”

-Banesat stok do të shiten me kredi të buta.

-Tritol në shtëpinë e ndërmjetësve të atentatorëve.

-Pensioni suplementar që u jep luks shtetarëve.

Gazeta “Shekulli” ka si tituj kryesor, “Intervista e Ilirjan Brokajt. Kupola e mafies së gazit e lidhur me PD, më kërcënuan edhe fëmijët. Tregtari i Gazit denoncon monopolin e mbrojtur nga ish-qeveria e Berishës.

-Tritol shtëpisë së braktisur të Andon Mëhillajt. Porositi vrasjet me pagesë.

-Peshkopi, furgoni del nga rruga plagosen 8 udhëtar mes tyre edhe një foshnjë.

/e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit