Transmetuar më 10-02-2014, 01:24

Yjet e famshme te Hollywood-it e dine se një kg me shume ne peshe,me siguri qe do t’i kushtoje ndonjë rol te ëndërruar e fame ne vazhdim te saj. Ndaj ato janë gjithnjë ne kërkim te dietës me te mire. Ne listën e mëposhtme janë përshkruar dietat me te kërkuara dhe përdorura prej tyre.

1. Madonna dhe Demi Moore. Dieta qe kane ndjekur te dyja është Dieta e Ujkut. Thelbi i kësaj diete lidhet me efektin e Hënës ne organizmin e njeriut, posaçërisht ne atë te një femre. Dieta bazohet ne përdorimin me shumice te lëngjeve dhe ndiqet për disa dite gjate një muaji, pikërisht ne dite-netët me Hënë te Plote.

2. Beyonce. Dieta e ndjekur prej saj është “Master Cleanse”. Gjate kësaj kohe, postar-i ka ndjekur me fanatizëm një diete te bazuar ne një lëng te prodhuar nga druri i panjës, piper dhe esence limoni. Ndërsa gjate kohëve te fundit, ajo i është nënshtruar edhe një diete vegjetariane për 22 dite ne muaj.

3. Gwyneth Paltrow. Prej kohesh aktorja e famshme ka hequr dore nga konsumi i mishit, vezëve, peshqve dhe nënprodukteve te qumështit. Kohet e fundit ajo ka filluar te tregoje një fare tolerance ne këtë drejtim, por duke e kompensuar atë me shume stërvitje.

4. Kate Hudson. Kate ka mundur te bjere shume ne peshe veçanërisht pas lindjes. Ajo ka treguar se për këtë ajo ka përdorur edhe një aplikacion te posaçëm ne celular, por veç kësaj ajo përdor shume ushqime ne gjendje krudo, pinë shume ujë me limon.

5. Kate Middleton. Përpara se te martohej, dieta e saj ishte ajo Dukan. Por pas lindjes se djalit te saj George ajo ka filluar te përdorë edhe ushqime te tjera te shëndetshme, por edhe shume bengje frutash.

6. Kirsten Dunst. Dunst është e dhënë pas dietës “Ph” e cila ruan një bilanc te caktuar te ushqimeve me natyre acide dhe atyre me natyre bazike. Ne këtë diete te ashpër, janë te përjashtuar shume ushqime, si makaronat, fasulet, nënproduktet e qumështit, peshqit dhe frutat e detit, kafja, sheqeri, uji tonik dhe alkooli.

7. Anne Hathaway. Ne baze te dietës se saj te varfër nga pikëpamja kalorifike, janë radhiqet.

8. Nikol Kidman. Gjate xhirimit te filmit “Rikthimi ne malin e ftohte” ajo hante vetëm veze te ziera, një ne mëngjes dhe dy ne darke.

9. Renee Zellweger. Sipas Huffigton Post, Renee për te hequr urine hante vazhdimisht kuba akulli.

10. Christina Aguilera. Aguilera mësohet se gjate periudhës pas lindjes se djalit te saj i është referuar se ashtuquajturës dieta e ngjyrave, e cila parasheh konsumin brenda harkut te një dite te javës te ushqimeve me te njëjtën ngjyrë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit