Transmetuar më 10-02-2014, 00:34

Nga Kanadaja mbërrin një spot televiziv thumbues kundër diskriminimit në Rusi, një mesazh i fortë që po përhapet me shpejtësi në internet në ditët kur në Sochi po zhvillohen lojërat olimpike dimërore.

Në spot shfaqen dy atletë në slitën dyshe, njëri pas tjetrit që s’bëjnë asgjë të pazakontë, vetëm përgatiten për t’u nisur, për të marrë sa më shumë shpejtësi…por në sajë të teknologjisë dhe efekteve ngadalësuese mesazhi që përcillet në fund duket qartë: “Lojërat olimpike kanë qenë gjithmonë pak gay”.

Video është produkt i “Canadian Institute of Diversity and Inclusion” dhe është shpërndarë si një mesazh barazie për të gjithë atletët e angazhuar në olimpiada, dhe jo vetëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit