Transmetuar më 10-02-2014, 00:11

Këngëtarja kosovare me famë botërore duket se do të vijë me një këngë të re në shqip.
Rita Ora ka lajmëruar fansat e saj nëpërmjet një postimi në “Facebook” se shumë shpejt ajo do të vizitojë Kosovën dhe do të lançojë këngën e saj të re.
Kjo do të jetë kënga e parë, e cila do të ketë tekstin në shqip.
Në 2012 Rita ka hedhur në tregun muzikor këngën “Shine ya light”, videoklipi i secilës është xhiruar në Kosovë.
Aktulisht ajo po punon edhe për albumin e saj të dytë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





