



Nisma kundër migrimit masiv, e lancuar nga SVP/UDC ka fituar me rezultatin 50.03%. Kanë mjaftuar rreth 19 mijë e 500 vota më shumë për të bërë dallimin
Pas një gare "për çdo votë" që u zhvillua në orë e fundit e në të cilën përcaktuese për rezultatn e përgjithsëm do të ishin votat e Cyrihut, përkrahësit e iniciativës mbase më të kontestuar të viteve të fundit kanë rezultuar më të shumtë në krahasim me kundërshtarët. Fitorja e këtyre të fundit në Kantonin e Cyrihut me 52.7% e ka ngushtuar rezultatin por nuk ka arritur ta përmbyste atë.
Në fund, iniciativa kundër migrimit masiv, e lancuar nga SVP/UDC ka fituar me rezultatin 50.03%. Kanë mjaftuar rreth 19 mijë e 500 vota më shumë për të bërë dallimin.
Me këtë rast, raporton Albinfo, angazhimi i qeverisë dhe i të gjitha partive të mëdha (përveç SVP/UDC-së) ka dështuar para inicuesve, gegjësisht SVP-së dhe disa partive të vogla, pa përfaqësim në parlament, shprehen mediet zvicerane pas kumtimit të rezultatit.
Sikur edhe në disa raste tjera të votimit popullor, edhe kësaj here ka gjetur shprehje dallimi në qëndrime i dy pjesëve të mëdha të Zvicrës: kantoneve gjermanofone dhe atyre frankofone, që ndryshe në opinion njihet si "Röstigraben".
Kështu, të gjitha 6 kantonet frankofone kanë votuar me një mesatare prej rreth 60 për qind kundër, ndërsa kantonet gjermanofone plus i vetmi kanton italishtfolës kanë treguar prirje për të mbështetur iniciativën e SVP/UDC-së. Vetëm kantonet Cyrih e Zug dhe gjysmëkantoni Baselstadt kanë votuar kundër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





