Transmetuar më 09-02-2014, 22:00

Askush nuk do ta adoptojë atë. Në fakt, deri më tani, askush nuk ka dashur të kujdeset dhe t’i ofrojë këtij qeni një shtëpi dhe një familje të vërtetë. Arsyeja e vërtetë nuk është se ai kafshon dhe përbën një rrezik serioz për këdo që mund të ketë pranë, por ka një “defekt” të pësuar që prej lindjes. Qeni ka dy hundë.

Kjo është historia e trishto e qenit belg Diesel, i cili është duke pritur për dikë që ta marrë në shtëpinë e qenve në Glasgow. Ai është duke kërkuar dikë që të jetë i dashur me të dhe ta largojë nga vendi ku qëndron prej disa kohësh. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit