
Hackerat rusë kanë marrë kontrollin e një faqeje ruse në të cilën kishin llogaritë e tyre shumë persona homoseksualë. Hackerat kanë bërë të mundur fshirjen e mbi 70 mijë llogari përdoruesish dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese tek mijëra të tjerë.
Themeluesi i “Hunters”, një faqe që ngjason me amerikanen “Grindr”, bëri të ditur se vetëm disa ditë përpara fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore në Sochi, një numër hakerash goditën dhe bllokuan shërbimet e njohjes që ofron faqja.
Midis të tjerave, përdoruesve iu nis edhe një mesazh, në të cilin lexohej: “Kujdes. Ju do të arrestoheni dhe burgoseni për propagandë homoseksuale në Sochi, në bazë të ligjit federal rus, ligji 135, neni 6”.
Lojërat e Sochit janë kritikuar gjerësisht dhe bojkotuar nga disa liderë shtetesh, pasi Rusia aprovoi disa ligje që kufizojnë të drejtat e personave gay gjatë vitit të shkuar./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





