
Miley Cyrus ka refuzuar kërkesën e Matt Peterson, djaloshit i cili i kishte kërkuar të flinin një natë bashkë, nëpërmjet një videoje në YouTube.
“Miley, jam një fans yti që prej fillimit. Ti më ke ndryshuar jetën dhe unë dua të ta shpërblej duke të dhuruar natën më të mirë që do të kesh në të gjtihë jetën tënde”, thotë Peterson i cili shfaqet i mbuluar vetëm me një dorezë të kuqe në pjesët intime dhe me një trëndafil të kuq në dorë.
21 vjeçarja ka refuzuar me mirësjellje kërkesën e djaloshit përmes një komenti në Twitter, por i ka ofruar atij mundësinë që ta takojë në Arizona, pas një koncerti të saj.
“I dashur Matt Peterson, nuk mendoj se do të mund të ta plotësoj dëshirën, sa i përket natës intime, por si mendon për të ardhur në një nga spektaklet e mia dhe të rrimë pak bashkë më vonë? Dhe mos harro tufën me lule!”, ka shkruar Miley në Twitter. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





