Transmetuar më 09-02-2014, 19:24

Një 25 vjeçare u qëllua për vdekje në një gjykatë indiane gjatë kohës që po jepte dëshminë e vet ndaj një mashkulli, i cili kishte abuzuar seksualisht me të përpara disa vitesh.

Vajza e cila prej dy vjetësh luftonte me drejtësinë kundër mashkullit që e kishte përdhunuar Govindanand Teerath, u qëllua për vdekje nga një grup meshkujsh të cilët hapën zjarr teksa viktima po ecte me nënën e saj drejt gjykatës ku do të jepte dëshminë.

Në atentat mbeti e plagosur edhe nëna e vajzës, që vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Teerat, i cili ishte akuzuar në vitin 2012 për përdhunimin e vajzës nuk është arrestuar asnjëherë. Policia tha se po heton për mundësinë e një tjetër personi përgjegjës për këtë vrasje. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit