
Pogradec, 9 shkurt 2014, NOA.al- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një inspektimi të bërë ditën e sotme në Pogradec, u shpreh se në rrugën turistike buzë liqenit, puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore.
“Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit”, shkruan Rama në një postim të tijin në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie e hijeshie urbane”, përfundon Rama. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





