
Ky është horoskopi ditor për ditën e hënë, 10 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. Gjatë pjesës së parë të ditës nuk do të jeni shumë entuziast. Do të ndiheni të fuqishëm në kryerjen e disa veprimeve por shumë shpejt koha do të tregojë se jo gjithmonë veproni me zgjuarsi. Në pjesën e dytë të ditës do të jeni plotë me ide të reja.
Dashi
Dita e sotme do të jetë e qetë dhe relaksuese, në mënyrë që të mund të “ushqeni” trurin me ide të reja. Qëndroni larg gjerave elektronike dhe kushtojini më shumë vëmendje proceseve shoqërizuese. Koha e kaluar me mbështetësit tuaj do t’ia vlejë. Është humb e rëndësishme për ju të komunikoni sa më shumë.
Demi
Duhet të provoni gjatë kësaj dite se jeni të hapur ndaj ideve të reja. Në të njëjtën kohë këshillohet të bëni edhe disa ndryshime në aspektin mendor dhe të sjelljes. Tregohuni më të hapur dhe mos e kufizoni veten nga mentaliteti i personave që ju rrethojnë. Mendimet e vjetra do t’ju pengojnë të s hijoni ditën, ndaj ndryshoni!
Binjakët
Dita e sotme do të jetë si një ditë pushimi dhe shumë qetësuese për ju. Është një ditë shumë e mirë për të bërë ato çfarë keni kohë që po i planifikoni. Mos mendoni për gjëra të reja, pasi gjithçka që dëshironi do t’ju vijë vet.
Gaforrja
Gjatë ditës së sotme nuk duhet të planifikoni asgjë në mënyrë tradicionale, pasi gjithçka do t’ju përmbyset për shkak të papriturave që mund të ndodhin. Veproni siç ndjeni. Këshillohet të ndërveproni me familjarët dhe miqtë tuaj më të mirë, në mënyrë që të ndiheni të plotësuar.
Luani
Ditën e sotme mbyllet cikli për personat e shenjës së Luanit. Pushimet tuaja apo lëvizjet për një kohë të gjatë do të marrin fund gjatë kësaj dite. Është pikërisht koha për të falur disa persona dhe për të harruar disa veprime. Nuk rekomandohen rivalitetet e mundshme, pasi do të jenë në dëmin tuaj.
Virgjëresha
Ndryshimet fillojnë nga gjërat e vogla. Mendoni se çfarë doni të bëni për të ndryshuar jetën tuaj dhe të partnerit. Surpriza të këndshme mund t’ju presin nëse vendosni të ktheheni aty ku përkisni. Mjaft ndihmuat ata persona të cilët nuk kanë më nevojë për asistencën tuaj dhe përkujdesuni për ata që duhet të rrinë pranë jush.
Peshorja
Kjo do të jetë një ditë shumë e qetë dhe premtuese. Harmonia juaj e jashtme dhe e brendshme do të bëj që ju të jeni shumë të dëshiruar nga ata që ju rrethojnë. Dita e sotme është shumë e mirë për të bërë ecje dhe ski. Shijojeni!
Akrepi
Marrëdhëniet tuaja me familjarët duhet të ndryshojnë sa më shpejt. Mendja juaj dhe mënyra e të sjellurit nuk do t’ju lejojë aspak të arrini aty ku dëshironi. Mos u bëni viktimë e emocioneve dhe zakoneve tuaja. Bëni shumë kujdes!
Shigjetari
Dita e sotme është shumë e mirë për të bërë disa shëtitje të lehta dhe vizita të papritura. Ka shumë mundësi që ta kaloni gjithë ditën përpara kompjuterit. Mos planifikoni asgjë pasi planet tuaja nuk do të realizohen për këtë ditë.
Bricjapi
Do të bënit mirë të largonit nga vetja gjithë gjërat e panevojshme. Kujdesuni më shumë për të mbajtur pranë vetes ata persona të cilët janë vërtetë të rëndësishëm për ju. Mundohuni të dalloni se cilat janë aktivitetet e rëndësishme që ju argëtojnë dhe ju sjellin më shumë kënaqësi
Ujori
Sot do të jenë shumë të lumtur. Një vizitë, të cilën keni disa ditë që e prisni, do t’jua gëzojë shpirtin. Do të ndiheni të shoqëruar nga njerëz të dashur dhe harmonia do të mbizotërojë në familjen tuaj. Nëse dështoni në diçka mos u shqetësoni, nuk ka për të qenë një gjë shumë e rëndësishme.
Peshqit
Ditën e sotme do të doni të keni gjithçka nën kontroll. Nuk do të jetë ashtu siç ju kërkoni. Personat tuaj më të dashur do t’ju kuptojnë dhe nuk do t’ju zhgënjejnë. Mos insistoni në gjithçka që doni të arrini. Gjërat do të vijnë gradualisht në momentin e tyre./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





