
Ish-prokurori i përgjithshëm i Libisë, Abdelaziz al-Hasadi, është vrarë nga persona ende të panjohur. Ky është sulmi i fundit në valën e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend.
Ministria e drejtësisë e Libisë tha se al-Hasadi ishte vrarë dje, derisa i vizitonte të afërmin në qytetin e tij të lindjes Derna, 250 kilometra në lidnje të Bengazit.
Hasadi, që gjerësisht konsiderohej islamist, ishte prokurori i parë i përgjithshëm pas përmbysjes së ish-regjimit të kolonelit Muammar Qaddafi. Ai dha dorëheqje nga ky post në mars të vitit 2013.
Zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe gjyqtarë, ishin në mesin e të vrarëve nga sulmet e fundit në Libi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





