Transmetuar më 09-02-2014, 16:37

Një nga të dyshuarit për vrasjen e deputetit opozitar në Tunizi, Mohamed Brahmi, vrasje e ndodhur në korrik të vitit që lamë pas, është arrestuar gjatë një operacioni antiterrori.
Lajmi është dhënë nga zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme Tuniziane. Forcat e rendit kanë rrethuar një shtëpi në Ariana, ku prej kohësh strehohej një grup terroristësh. Pas shkëmbimeve të zjarrit, për shkak të rezistencës së tyre, të katërt terroristët ranë në prangat e policisë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





