
Pas prezantimit të keq gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Milanit, lotët e Mario Balotelli, i cili u zëvendësua në minutat e fundit nga Seedorf, kanë prekur një pjesë të madhe të fansave.
Për SuperMario nuk ishte më i vështirë fakti i të mos bërit një gol, sesa zhgënjimi i vogëlushes së tij, Pias, e cila ka lindur si fryt i marrëdhënies së tij me showgirl-in italian Raffaella Fico, të cilën Mario e njohu zyrtarisht disa ditë më parë në rrjetin social Twitter.
“Ai është suke përjetuar një moment shumë të veçantë, ashtu siç e kam përjetuar edhe unë. Nuk është hera e parë që shoh një lojtar duke qarë”, është shprehur Clarence Seedorf. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





