Transmetuar më 09-02-2014, 16:45

Peshkopi, 9 shkurt 2014, NOA.al- Një automjet tip furgon, me 9 pasagjerë, rrezikoi të përfundonte në greminë për shkak të motit të keq dhe lagështirës në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, pasi konstatoi se sistemi i frenimit nuk funksiononte në një vend me shumë pjerrësi, për të parandaluar rrëzimin e automjetit në lumin Drin, manovroi duke goditur një shpat kodre.

Për pasojë, të gjithë pasagjerët pësuan dëmtime, përfshi edhe një foshnje 4-muajshe, e cila u dërgua me urgjencë për në Tiranë. Sipas mjekëve, të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut.

Të plagosur janë: Sedije Sula 50 vjeçe, Yllka Numa 23 vjeçe Hamza Manuku 33 vjeç Januz Sula 62 vjeç Sokol Muli 43 vjeç Tahir Kasa 45 vjeç Medi Cani Dhe foshnja me iniciale P.H

(Përditësuar) Dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Tiranës me një auto-ambulancë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Mësohet se midis tyre është edhe një foshnjë 4 muajshe. Ata kanë mbërritur para disa minutash në spitalin e kryeqytetit, ku edhe po trajtohen.

Më parë  bë i ditur identiteti i njërit prej të plagosurve në aksidenti. Ai është drejtuesi i mjetit, qytetari Medi Cani. Sipas burimeve konfidenciale, të plagosur të tjerë janë  Sedije Sula, 50 vjeç, Yllka Numa, 23 vjeç, Hamza Manuku 40 vjeç, Januz Sala 62 vjeç, Sokol Muli 43 vjeç dhe Tahir Kasa 44 vieç.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, pranë qytetit Peshkopi, ku si pasojë 9 persona janë plagosur.

Sipas burimeve të Noa.al nga vendngjarja, personat, janë dërguar me urgjencë në spital, ku 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ata kanë qenë duke udhëtuar nga Peshkopia në drejtim të Luznisë.

Mësohet se automjeti, në brendësi të së cilit kanë qenë gjithsej 9 persona, ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë. Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë moti i keq dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë zonën, e sigurisht edhe infrastruktura e mjerueshme rrugore. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit