
“Nuk e kam ngacmuar Dylan. E doja shumë dhe shpresoj që një ditë të mund ta kuptojë se e ëma i ka hequr të drejtën e pasjes së një babai që e donte shumë. Shpresoj të mund të kuptojë gjithashtu se është shfrytëzuar nga një nënë e mbushur me urrejtje personale se sa nga dashuria për të bijën”, është shprehur regjisori i njohur Woody Allen, i cili është akuzuar nga thjeshtra, Dylan (vajza e ish-bashkëshortes) se është ndjerë e abuzuar nga ai në moshën 7 vjeçare.
Allen shprehet se nëse do të ishin të vërteta supozimet e së bijës, atëherë ai do të ishte në botën tjetër (kujtojmë se ajo e ka akuzuar për ngacmim në papafingon e ngushtë të shtëpisë, por Allen vuan nga klaustrofobia dhe një gjë e tillë nuk do të mund të realizohej kurrë)./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





