Transmetuar më 09-02-2014, 11:55

Fier, 9 shkurt 2014, NOA.al- Forcat e Komisariatit të Policisë së Fierit bën të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Filip Rico, 47 vjeç, banues në Fier.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi dyshohet se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit te tyre.
Policia ia ka kaluar materialet hetimore prokurorisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





