





Simon Cowell ka konfirmuar rikthimin e tij në spektaklin për talente të Britanisë, “X Factor”.
Ai do të drejtojë panelin e jurisë për 11 seritë e garës që do të fillojë në vjeshtën e këtij viti.
Simoni, krijues i “X Factor”, do të rikthehet pas tre vjetësh mungesë në Angli, ku ai këtë spektakël e bëri të njohur në mbarë botën.
“Jam shumë i nderuar për rikthimin tim në X Factor-in e Britanisë së Madhe”, ka thënë ai. “Kanë kaluar tre vjet dhe jam i lumtur që do të gjejë talent të reja përsëri në Angli”.
“Përkundër të gjitha spekulimeve, ITV dhe producentët ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë në karriget e jurisë. Ju duhet të prisni dhe të shihni…”.
Simon ka konfirmuar se nuk do të ketë një sezon të ri për “X Factor” USA. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





