
Tiranë, 9 shkurt 2014, NOA.al- Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Dr. Khaled Bin Mohammed Al Attiyah, Ministri i Punëve të Jashtme, Z.Ditmir Bushati u nis sot për një vizitë pune në Doha.
Gjatë qëndrimit në Katar, përveç takimit me homologun Al Attiyah, Ministri shqiptar do të zhvillojë takime me Kryeministrin e vendit, Sheikun Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Katarit, Z.Muhamed bin Mubarak Al Khulaifi, si dhe me autoritete të tjera të larta.
Pjesë e veçantë e agjendës së vizitës së Ministrit Bushati në Doha janë edhe takimet me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Katarit dhe Agjencitë e Investimeve në vend. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





