







Japonia është pushtuar nga moti i keq që nuk ka kursyer as kryeqytetin e vendit. Mëngjesin e sotëm Tokio është zgjuar e mbuluar nga dëbora e cila shkonte deri në 10 cm. Sipas parashikuesve, trashësia e borës do të trefishohet deri mëngjesin e së dielës.
Veli i bardhë është shtruar në qytet për herë të parë pas 13 vjetësh. Megjithatë, bukuria e borës pritet të kthehet në një makth në banorët. Ajo mendohet të jetë stuhia e borës më e keqe e 20 viteve të fundit.
Japan Meteorological Agency ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes. Sipas një televizioni vendas për shkak të borës së papritur janë plagosur me qindra persona dhe dy persona kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor për shkak të rrugëve me akull.
Probleme ka patur me fluturimet dhe me mjetet e transportit publik. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





