Transmetuar më 09-02-2014, 09:05

Greqi, 9 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Igumenicës në Greqi arrestoi dy shtetas shqiptare, të cilët po përpiqeshin të kalonin në kufirin shqiptaro-grek një sasi prej 500 kg lëndë narkotike marijuanë.

Shtetasit e arrestuar janë  Robert Gërdhuqi,  i dënuar më 1998 për vrasje dhe shtetasi tjetër Asllan Brata.

Policia greke ka bërë të ditur se operacioni ka nisur që prej kanalit të Korfuzit ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogë.

Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike.

Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur sekuestrimi i, rreth 500 kg drogë marijuanë, dhe u vunë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit