
Prishtinë, 8 shkurt 2014, NOA.al- Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, kundër të cilit janë mbajtur protesta studentore e qytetare për tri javë rresht, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme mbrëmjen e së shtunës.
Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP-së.
"Unë kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme, që para disa minutave ia kam nisur Këshillit Drejtues dhe Këshilli Drejtues është duke mbajtur mbledhje në këto momente dhe besoj se do ta pranoj dorëheqjen time", ka thënë Gashi
Ai ka dorëzuar në Këshillin Drejtues letrën e dorëheqjes. Protestuesit kanë kërkuar shkarkim të këtij të fundit, për t’ia kaluar kompetencat Senatit të UP-së. Gashi ka thënë se është në pritje të miratimit të kësaj dorëheqjeje
"Asnjë njeri i përgjegjshëm dhe as unë si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Rektor qe një vit e gjysmë nuk mund të qëndroi indiferent karshi një presioni të madh psikologjik dhe emocional. Me shpresën se dorëheqje ime do t’i kontibuonte normalizimit të punës në UP dhe me shpresën se protesutuesit do të lënin të qetë që të punoj UP dhe gjitha strukturat e tij, përfshirë edhe Komisionet që janë ngritur për t’i adresuar përgjegjësitë eventuale të stafit akademik përfshirë edhe rektorin", ka shtuar ai.
Dhjetëra protestues dhe policë ishin lënduar gjatë këtyre protestave. Kurse gjatë ditës së djeshme ishin arrestuar 33 protestues./ibna./
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





