Transmetuar më 08-02-2014, 19:42

Një vajzë 14 vjeçare me origjinë nga New Delhi në Indi është sulmuar dhe më pas përdhunuar nga i zoti i shtëpisë në të cilën punonte. Agresioni ka ndodhur kur vajza kishte dalë vetëm për të blerë diçka në dyqan.

Pronari, një djalosh i ri është arrestuar. Ky përdhunim, i cili është i dyti i ndodhur brenda pak ditësh mbi një minorene, ka shkaktuar protesta në komunitetin e emigrantëve të veri-lindjes, të cilët janë bërë shpesh viktima të sulmeve nga vendasit në kryeqytet.

Autor i përdhunimit është një 18 vjeçar, biri i pronarit të apartamentit në të cilën 14 vjeçarja jetonte dhe punonte bashkë me familjen. Sipas mediave vendase, ai e ka ndaluar përpara një farmacie dhe më pas e ka çuar me forcë në një apartament të zbrazët, ku edhe ka abuzuar me të.

Autori është ndaluar pasi viktima ka mbërritur në shtëpi dhe ka treguar gjithçka që i kishte ndodhur. Ajo kishte lëndime të dukshme në fytyrë dhe ishte nën shok emocional. Familjarët e kanë çuar në spital ku edhe gjendet aktualisht./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit