Transmetuar më 08-02-2014, 16:15

Një grup kërkuesish të koordinuar nga Universiteti i Oksfordit kanë zbuluar se rrënjët e pemëve janë termostate, të afta për të “shuar” rritjen e temperaturave në planetin tonë dhe për të ulur rrezikun e një ngrohje të frikshme të planetit në rang global. kërkimi i plote është publikuar në Geophysical Research Letters. Mekanizmi i thithjes së CO2 i kushtohet veprimit të thyerjes së gurëve në rrënjët e pemëve në rajonet malore.

Rrënjët e pemëve janë organe të specializuara për thithjen e ujit dhe substancave të tjera të nevojshme për rritjen e bimëve, nga toka në brendësi të sistemeve të tyre përpunuese.

Shpërbërja e gurëve nga ana e tyre ka pasoja që prekin të gjithë klimën e planetit, pasi ato janë si në lloj sfungjeri, veçanërisht gurët me origjinë vullkanike, të cilat mbajnë tokën të fortë dhe përthithin dyoksidin e karbonit. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit