Transmetuar më 08-02-2014, 15:34

Larja e dhëmbëve nuk ka qenë kurrë kaq e shtrenjtë. Kjo falë Reinast, furçës së dhëmbëve e cila kushton “një djall e gjysëm”.

Kjo furçë shitet për 3200 euro dhe po përhapet gjerësisht nëpër supermarkete dhe dyqane me produkte të higjienës.

Kjo shtrenjtësi justifikohet nga materiali prej titani i furçës, ndërsa është e pajisur gjithashtu me një element antibakterial që ruan gojën nga bakteret duke ofruar një higjienë maksimale. Por mos u trembni pasi duket se kjo furçë do t’iu shoqërojë gjatë, pasi nuk thyhet dhe është tejet rezistente, ndërsa ofrohet në ngjyra të ndryshme.

Dhe nëse keni pikëpyetje, atëherë mund të mësoni se koka e saj zëvendësohet çdo gjashtë muaj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit