
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe sot vendi ynë do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa zonat malore do të kenë vranësira dhe reshje të izoluara dëbore. Orët e mesditës do të sjellin intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore.
Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat e larta malore të Shqipërisë duke lënë me vranësira dhe shira të karakterit lokal pjesën tjetër të territorit. Gjatë natës parashikohet largim i vranësirave dhe reshjeve nga i gjithë vendi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje gjate vlerave minimale ndërsa maksimalet do të kenë një rënie të lehtë të tyre.
Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 35 km/h me drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.
Europa
Një sistem i fuqishëm vranësirash do të zhvillohet në vendet perëndimore duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm në këto rajone të kontinentit. Problematike situata paraqitet në ishujt Britanike, Francë dhe Gjermani ku reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të konsiderueshme. Po ashtu me vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të jenë Portugalia dhe Spanja, në këto rajone do të ketë probleme edhe në trafikun detar. Vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të ketë edhe Europa juglindore por në sasi të pakta.
Me mot të kthjellët paraqiten vendet Balltike, gadishulli Skandinav dhe një pjesë e Europës Lindore./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





