
Ndoshta keni bindjen se dini t’ia dilni fare mirë në shtrat e ndoshta jo. Por për të hequr çdo dyshim ekspertët seksologë japin disa udhëzime për të pasur një performancë të padështueshme poshtë çarçafëve .
Lëreni veten të lirë– Theksohet se spontaniteti dhe liria në shtrat e bëjnë marrëdhënien seksuale më intensive dhe më të kënaqshme.
Tregoni anën tuaj të egër– Nëse në përditshmëri jeni të përmbajtur dhe respektoni disa rregulla, kini parasysh se në shtrat duhet të tregoheni disi më të egër dhe transgresiv pasi kështu rrisni dëshirën tuaj dhe të partnerit.
Shmangni komplekset– Mos u përfshini nga komplekset në shtrat, por jepeni veten ashtu siç doni dhe siç mund të ndiheni më mirë.
Ulërimat– Femra e cila heq dëshirën për marrëdhënie seksuale është ajo që lëshon britma të tepruara, të cilat bëhen vërtetë të sikletshme. Ndaj për gjithë ato që e teprojnë në këtë drejtim duke pasur bindjen se kënaqin partnerin, duhet të frenojnë veten.
Kërceni pa turp– Një femër e cila është e zonja në shtrat di si të kërcejë në mënyrë sensuale dhe ti kthejë dëshirën partnerit, edhe kur atij i mungon kjo dëshirë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





