Transmetuar më 08-02-2014, 13:36

Uashington, 8 shkurt 2014, NOA.al- Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Presidenti Bujar Nishani zhvilloi njё takim nё Kёshillin Kombёtar tё Sigurisё me zonjёn Karen Donfried, Ndihmëse e Posaçme e Presidentit Obama dhe Drejtoreshë e Lartë për Çështjet Evropiane.

Gjatë takimit Presidenti falenderoi për mbёshtetjen qё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs i kanё dhёnё Shqipёrisё dhe shqiptarёve, duke shtuar se Shqipёria do tё vazhdojё tё jetё pёrkrah kёtij aleati dhe partneri strategjik, nё frontin e luftёs kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, nё Afganistan dhe nё pёrballjen e sfidave tё mprehta tё sigurisё qё janё përpara.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Presidenti theksoi se ky ёshtё njё synim strategjik dhe alternativё e vetme, pёr tё cilin janë realizuar reforma transformuese dhe arritje tё prekshme, si dhe ekziston vullneti pёr tё shkuar pёrpara, duke u fokusuar nё mёnyrё mё tё detajuar nё nevojёn pёr ruajtjen e njё dialogu tё qëndrueshëm politik, luftёn kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit dhe reformimin e drejtёsisё, pёrmes njё procesi, tё drejtuar nga juristё dhe tё bazuar nё profesionalizёm, transparencё dhe pavarёsi tё plotё nga influencat politike dhe grupet e interesit.

Pёr qasjen rajonale, Presidenti Nishaniu shpreh se politika e fqinjёsisё sё mirё, ruajtja dhe konsolidimi i paqes dhe stabilitetit demokratik, sikundër thellimi i bashkëpunimit rajonal me pikësynim final integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, përbëjnë shtyllat kryesore, ku drejtohet politika e jashtme.

Nga ana e saj,  Donfried shprehu vlerёsimet e saj pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё nё Irak, Afganistan dhe sfida tё tjera tё sigurisё nё tё shkuarёn dhe vullnetin pёr bashkёpunim pёr çёshtje aktuale tё sigurisё, ndёrsa vuri nё dukje se, sikurse bёri me anёtarёsimin e vendit tonё nё NATO, Shtetet e Bashkuara do tё mbёshtesin edhe nё vazhdim integrimin evropian tё Shqipёrisё, duke shprehur bindjen se, pas zgjedhjeve tё suksesshme tё vitit tё shkuar, Shqipёria do tё vazhdojё me ngulm procesin e reformave tё nevojshme pёr arritjen e standardeve evropiane./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit