
Fushë Krujë, 8 shkurt 2014, NOA.al-(Përditësuar) Katër fëmijë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i dyshuar si granatë në Fushë Krujë, por që fillimisht u raportua si shpërthim bombule.
Mësohet se njëri 6 vjeçari Fabian Tema ndodhej në rrezik të madh për jetën duke ndërruar jetë pak orë më vonë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërsa tre fëmijët e tjerë ndodhen në gjendje më të lehtë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se granata ka shpërthyer në ambientet e një kullote në fshatin Greps, pranë banesave duke lënë të dëmtuar rëndë katër të miturit, mes moshës 3 deri në 10 vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





