Transmetuar më 08-02-2014, 09:59

59 persona kanë gjetur vdekjen deri më tani në Afganistan si pasojë e të ftohtit, prej të cilëve 18 vetëm në 24 orët e fundit në veri dhe në jug të vendit.
Guvernatori i provincës Sar-e-Pul bëri me dije se 11 persona, mes tyre 4 fëmijë humbën jetën mëngjesin e sotëm për shkak të një aksidenti rrugor të shkaktuar nga akulli në distriktin e Kohistanat.
Sakaq gjatë natës, shtatë persona gjetën vdekjen nga i ftohti në distriktin e Gramsir, në provincën e Helmand./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





