Transmetuar më 08-02-2014, 09:12

Ka përfunduar në telashe të vërteta një studente e cila fotografoi veten në krah të një kufome. Protagoniste e kësaj ngjarje është një studente e Clements High School, në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E reja u fotografua me një të vdekur, fotografi të cilën e postoi në Instagram. Imazhi u hoq më tej nga rrjeti social, duke shkaktuar polemika të shumta.

Ndërkohë nga ana e drejtorit të shkollës, u tha se do merren masa të ashpra ndaj vajzës. Studentja ndiqte shkollën për biologji, ndërsa e shkrepi fotografinë ndërsa ishte në një vizitë me shkollën në morg për një studim shkencor./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit