
Çfarë është diçka e kuqe, e bardhë dhe romantike mbi të gjitha? Dita e Shën Valentinit. Kjo festë po afrohet dhe ka shumë gjëra për t’u përgatitur.
Edhe nëse jeni beqarë, në një marrëdhënie apo të dashuruar marrëzisht, ne kemi zbuluar disa aplikacionet që ju duhen për ta bërë këtë ditë të shkëlqejë.
1. Open Table Mobile
Gjatë festave restorantet janë gjithmonë plotë, dhe dita e Shën Valentinit nuk bën përjashtim. Open Table është një aplikacion falas i cili ju lejon të shikoni restorantet që janë të lira dhe mund të bëni një rezervim.
2. Couple
Nëse jeni në një marrëdhënie do të jeni shumë i zënë ditën e Shën Valentinit, dhe nuk do të keni kohë të merreni me rrjetet sociale. Por aplikacioni Couple do t’ju ndihmojë që të ndani të dhëna, fotografi me miqtë edhe në këtë ditë. Ky aplikacion mund të shkarkohet falas.
3. Love Poems
Dëshironi të thoni diçka romantike por nuk jeni shumë të mirë në gjetjen e fjalëve poetike? Kaloni tek aplikacioni Love Poems dhe ju do të keni mundësinë të gjeni poezi të bukura që nuk i keni dëgjuar më parë.
4. Red Stamp
Nëse dëshironi të dërgoni kartolina personale, njoftime apo shënime përdorni aplikacionin falas të IOS, Red Stamp. Ai ju lejon të dërgoni kartolina edhe nëpërmjet mesazheve elektronike, Facebook-ut, Instagramit, Twitter-it etj.
5. Flixster
Në ditën e Shën Valentinit shumë të rinj pëlqejnë të shkojnë në kinema, për të parë filma të ndryshëm, sigurisht që kanë si tematikë dashurinë. Tashmë sikurse raporton krokodili.com, me aplikacionin Flixter ju mund të shikoni kinema, shfaqje apo filma në shtëpinë tuaj, dhe për më tepër falas.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





