


Stamboll, 7 Shkurt 2014 NOA.al – Një avion i kompanisë ajrore turke Pegasus Airlines, i cili po fluturonte nga Harkovo për në Stamboll, është marrë peng.
Sipas informacioneve të marra, një pasagjer ukrainas i kërkoi pilotëve në orën 17:30 të pasdites së sotme që të ulnin avionin në Soçi (Rusi) duke pretenduar se kishte një bombë në valixhen e tij, me qëllimin për t’u futur në kabinën e pilotëve.
Pilotet menjëherë fikën sistemin e komunikimit me pasagjerët dhe vazhduan kursin e planifikuar të Boingut 737. Pilotët informuan kullën e kontrollit në aeroportin e Stambollit në orën 17:45 që avioni ishte marre peng.
Në orën 18:30, Boingu 747 u ul në aeroportin, Sabiha Gokcen, i cili ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit. Në bordin e avionit ndodheshin 110 pasagjerë.
Sipas informacioneve, një avion luftarak turk F-16 u ngrit nga baza e tij në Balikesir në orën 17:30 kur erdhi njoftimi dhe e ndoqi Boingun deri sa ai u ul.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





