
Mali i Zi, 7 shkurt 2014, NOA.al- Malit të Zi i nevojiten investime të cilat do të përgjigjen ndaj të gjitha sfidave për arritjen dhe qëndrueshmërinë e rritjes së vazhdueshme ekonomike , ka theksuar kryetari i Odës ekonomike të Malit të Zi Velimir Mijushkoviç në Samitin ekonomik të vendeve të Ballkanit në qytetin Bursa të Turqisë.
Në panelin kushtuar klimës aktuale investuese në vendet Ballkanike, Mijushkoviç ka prezantuar mundësinë për investime dhe potencialet investuese të vendit tonë. Kujtojmë se Mali i Zi dhe Turqia me 26 .nëntor të vitit 2008. kanë nënshkruar në Stamboll Marrëveshjen asimetrike për tregtinë e lirë në favor të Malit të Zi. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





