Transmetuar më 07-02-2014, 18:38

Mali i Zi, 7 shkurt 2014, NOA.al- Transparenca është njeri ndër elementet themelore të sistemit financiar dhe qëndrueshmërisë së tij fiskale ,të cilin Qeveria përpiqet të avancojë në segmentin më të rëndësishëm të punës respektivisht në sferën e planifikimit dhe shpenzimit të mjeteve të taksa paguesve, ka deklaruar  ministri i financave Radoje Zhugiç.

Zhugiç në konferencën me titull E –transparenca në rajon, të cilën e ka organizuar Qendra për tranzicionin demokratik, ka theksuar se është me rëndësi të madhe që qytetarët ta kuptojnë tërë procesin buxhetor si dhe të gjithë faktorët të cilët ndikojnë në përpilimin, planifikimin, miratimin dhe realizimin e buxhetit në mënyrë që të mund në formë kualitative të kyçen në procesin e konsultimeve me rastin e hartimit dhe miratimit të tij.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit rajonal, përdorimit te teknologjive të reja në promovimin e transparencës së qeverisë, të cilin Qendra e realizon së bashku me tri organizata partnere nga Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për tranzicionin demokratik, Dragan Koprivica ka përkujtuar rezultatet e sondazhit nga nëntori i vitit të kaluar ,sipas të cilit ,Qeveria e Malit të Zi ishte më transparentja  nga 4 shtetet e rajonit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit