
Tiranë, 7 shkurt 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Berisha në rrjetin e tij social facebook shkruan se, mediat e vendit, 3 muajt e fundit janë në terror të papare nga vet Edvin Rama, që si manjak i papërmbajtur shan me libër shtëpie, kërcënon me taksa, heqje liçensash, rrafshim të pronave, gazetarë, drejtorë, pronarë të mediave të vendit.
Sipas Berishës, “piktori dështak tërbohet për çdo kronikë, intervistë, debat apo video që flitet kundër tij dhe qeverisë së tij. Me tone kërcënuese, ai jo në pak raste ka urdhëruar dhe imponuar çensurim, manipulim në interes të tij apo përsëritje të lajmeve, debateve, kronikave televizive, videove që e demaskojnë atë dhe rrethin e tij. Ky është presioni më i egër mbi mediat e vendit në23 vitet e fundit. Mediat, mjerisht, jo në pak raste, po dorëzohen”.
Ish-kryeministri shkruan se, “me manarin e tij ka ndërtuar rrjetin e informatorëve të paguar çdo muaj fshehtas që kanë si detyrë të njoftojnë në kohë reale çdo lajm, kronike, emision, debat, që flet jo mirë për atë dhe qeverinë apo që mbështet opozitën. Por rastet e qëndresës ndaj kësaj paranoje nuk mungojnë. Kështu, pas transmetimit të videos që fakton vjedhjen me urdhër të tij të deklaratave financiare të shqiptarëve të 20 viteve, ai u telefonoi duke u çjerrë me tërbim gazetarëve dhe pronarëve të medias në fjalë, me një seri kërcënimesh deri dhe fizike. Por trimoshit i ranë pendët dhe u bë pulë kur thanë: "Qetësohu vlla, qetësohu! Se video qe ju patë është vetëm e para nga një seri e tërë audiovizuale për jetën tuaj private dhe publike". Të nesërmen ndodhi një tjetër, e pabesueshme për ju por ka ndodhur. Rama i shpërfytyruar i telefonon kryesorit te lajmit ne TCH dhe thuhet se i njoftoi pushimin nga puna, sepse ai kishte transmetimin e një interviste nga Brukseli, në të cilën Rama paralajmërohej: "Mos guxo të prekesh AMA-n", por i ra telefoni nga dora kur mori si përgjigje nga kryelajmësi i TCH: "Të fala Sandrit"!
Berisha thekson më tej, se beteja e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat është beteje kundër lirive tona. Protesta jone e fuqishme është rruga e vetme për te mbrojtur mediat e lira te vendit!! /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





