Transmetuar më 07-02-2014, 17:22








Lidhja e tyre është diskutuar shumë nëpër mediat ndërkombëtare. Një herë u deklaruan si të ndarë, e më pas u rishfaqën në tapetin e kuq më të lumtur se kurrë më parë.
Tani çifti i famshëm Rita Ora dhe Calvin Harris duket se nuk ka kaluar asnjë problem dhe se lidhja e tyre shkon për mrekulli.
Këngëtarja shqiptare 23 vjeç dhe i dashuri i saj 30-vjeçar janë fotografuar në një market në Beverly Hills.
Rita e veshur thjesht dhe pa make-up e ka përqafuar të dashurin e saj fort. Pas kësaj, çifti ka dalë të darkojë jashtë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





