
Clarence Seedorf nuk beson te kriza e Napolit. Në vigjilje të transfertës së San Paolos, tekniku i Milanit deklaroi se ndeshja me të kaltrit pritet të jetë tepër e vështirë, por nuk mund të konsiderohet si një test. “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, kundër një skuadër të fortë, pavarësisht rezultateve të fundit.
Nuk e shikoj këtë takim si një test, pasi që të shkosh në një test duhet të studiosh për orë të tëra. Pres një takim të fortë me një ekip që ka lojtarë të fortë dhe në formë. Për momentin mendojmë vetëm për Napolin dhe aspak për Atleticon”.
Trajneri i kuqezinjve do të shpresojë deri në fund për rikuperimin e Kaka, ndërkohë që foli i rezervuar për formacionin e mundshëm. “Braziliani duket më mirë, gjithsesi do të mbajmë shpresa se mund të bashkohet me grupin.
Për formacionin është herët të flas, pasi më parë duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve. Silvestre dhe Zapata janë rikthyer, ndoshta jo për 90 minuta të plota, por janë me grupin. Taarabt cilësohet lojtar me talent. Tani është me ne dhe duhet t’i japim kohë që të tregojë kualitetet që ka”.
Një koment i paevitueshëm kur Seedorf u pyet për njohjen nga ana e Balotellit të vajzës së tij Pia. “Janë çështje personale që diskutohen vetëm privatisht. Ta lëmë të qetë Marion”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





