Transmetuar më 07-02-2014, 15:28

Mirditë, 7 shkurt 2014, NOA.al- Një 58 vjeçar nga fshati Katund i Vjetër në Mirditë është arrestuar nga policia, pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja.

Siç raporton Noa.al, i ndaluari është Geg Prenga i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ndërkohë pas kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë së Mirditës, në banesë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 8 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe një armë gjuetie, pa leje.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje”, “Mbajtje pa leje të armëve të gjahut e sportive”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit