
Mungesa e golave apo dyshimet se nuk është më në formën e dikurshme, nuk e turbullojnë aspak ambientin e qetë rreth Leo Messit, citon Supersport.
Ylli i Barçës jo vetëm që është i kënaqur me formën aktuale, por beson se në Botërorin e Brazilit do të jetë në gjendje fizike të shkëlqyer.
“Jam shumë mirë, plot energji dhe mjaft i kënaqur. U riktheva në lojë pas shumë kohe dhe tani jam i lumtur me formën aktuale, megjithatë mund të përmirësohem akoma më tepër”.
Me sytë nga Botërori, i cili për kombëtaren Albiceleste do të nisë më 15 Qershor, Messi siguroi se deri atëherë ka mjaftueshëm kohë në dispozicion për të arritur në nivelin më të lartë të mundshëm.
Për Leon, ashtu si për të gjithë shokët e tij në përfaqësuese, Kupa e Botës e këtij viti do të jetë mjaft e veçantë, jo vetëm për rëndësinë e eventit, por edhe për shkak të vendit organizator.
“Do të jetë një Botëror special, ndoshta më shumë nga të gjithë të tjerët sepse luhet në Brazil dhe të gjithë e dinë se çfarë domethënie ka ky vend për argjentinasit.
Mijëra tifozë do të vijnë për të na mbështetur dhe unë jam i bindur se mund të arrijmë diçka të veçantë, por shumë të veçantë në këtë Botëror”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





