
Një grua e cila fitoi lotarinë, kur pa që nisi të kishte kërkesa parash nga të afërm të saj, vendosi që ta hedh biletën, në vend që ti merreshin paratë pak nga pak.
63 vjeçarja Angela Maier, po festonte fitoren e një shume të majmë në lotarinë gjermane, ku fitoi plot 400 mijë euro dhe më në fund kishte ardhur momenti për të përvetësuar çmimin.
Por me sa duket gruaja nuk ishte shqetësuar aspak që ta mbante të fshehtë fitoren, duke e menduar si pikën e kthesës në jetën e saj, pas tronditjes që kishte pësuar nga vdekja e të shoqit.
Pasi piu disa gota shampanjë, vendosi që të hapë disa letra që i kishin ardhur prej disa ditësh. Në njërën prej tyre i shkruante klinika që kishte kuruar bashkëshortin e saj, i cili kishte vdekur para pak kohësh.
Në letër ishin përfshirë të gjitha shpenzimet e kurimit, të cilën klinika e kishte dërguar pasi kishte mësuar se gruaja kishte fituar lotarinë. Më tej një tjetër i afërm i kërkonte një shumë parash në mënyrë që të kalonte një vështirësi ekonomike.
Kur pa faturat e detyrimeve, gruaja u përfshi nga një mërzi e madhe, ndaj vendosi që të mos e tërheqë çmimin, duke e bërë biletën fituese copash për ta hedhur më tej në tualet.
Pas kësaj gruaja u dërgua në gjykatë nga klinika, por kjo e fundit mori vetëm 4 mijë euro, duke qenë se gruaja nuk kishte më shumë mundësi për të paguar. E pyetur se pse e kishte kryer një veprim të tillë gruaja tha, “Më mirë të mos i kem as unë, pasi edhe po ti kisha do mi merrnin”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





