Transmetuar më 07-02-2014, 11:22

Prishtinë, 7 shkurt 2014, NOA.al- Një nxënës i shkollës së mesme Ekonomike në Pejë ka gjetur vdekjen pas plagëve që ka marrë prej goditjeve me thikë.

Mësohet se viktima është Granit Kelmendi, i cili është qëlluar me thikë gjatë mëngjesit të sotëm, por që gjatë dërgimit në spital ka ndërruar jetë.

Deri më tani janë arrestuar dy persona si si të dyshuar për këtë vrasje, të cilët janë dy të mitur të moshës 14 dhe 16 vjeçare.

“Ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë, dhe therja me thikë ka ndodhur si pasojë e përleshjeve fizike mes të disa personave. Policia ka arritur që të arrestojë dy të dyshuar M.D (1999) dhe M.D (1996)”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Pejës.

Kujtojmë se dhjetë ditë më parë, në shkollën e Mesme në Mitrovicë, humbi jetën edhe një nxënës tjetër si pasojë e goditjes me thikë. Kjo është viktima e tretë sa i përket nxënësve, gjatë këtij viti, duke llogaritur edhe viktimën e parë në oborrin e një shkolle në Prishtinë, ku një 14 vjeçar u vra për motive hakmarrjeje./ibna./

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit