
Kieron Williamson është pagëzuar nga ekspertët e artit si “Mini Monet”, për shkak të talentit të tij. Mjafton që të shikohen tablotë e pikturuara prej tij, për të kuptuar se 11 vjeçari anglez ka një talent të rrallë.
Peizazhet e pikturuara nga 11 vjeçari kanë befasuar kritikët dhe kanë mahnitur koleksionistët, aq sa çdo pikturë e tij në galerinë e Ludham, në kontenë Norfolk në Britaninë e Madhe zgjat shumë pak, duke u blerë menjëherë, sa që Kieron aktualisht ka arritur një fitim prej 2 milionë sterlinash.
Por 11 vjeçari me talent të pazakontë në pikturë, zhvillon një jetë më se normale njëlloj si bashkëmoshatarët e tij, duke u marrë me futboll, playstation dhe gjithçka tjetër, ndërsa pikturat i bën “me sy mbyllur”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





